Refuzoi Barcelonën për të luajtur me CR7, Marcelo Brozovic bëhet “sheik”

3 July 2023, 18:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Refuzoi Barcelonën për të luajtur me CR7, Marcelo Brozovic
Brozovic firmos me Al Nassr

Tashmë vjen zyrtarizimi. Al Nassr ka nënshkruar me Marcelo Brozovic. Klubi arab dhe Interi kanë gjetur një marrëveshje, me vlerën e 18 milionë eurove.

30-vjeçari ka qenë një element i rëndësishëm i skuadrës gjatë gjithë këtyre viteve, duke dhënë një kontribut të veçantë në arritjen e objektivave. Brozo luajti mbi 30 ndeshje në sezonin që lamë pas, në të gjitha kompeticionet. Ai u kërkua deri në fund nga Barcelona, por në fund vendosi të luante në Arabi përkrah Cristiano Ronaldos.

Skuadrat arabe po bëjnë një merkato të fuqishme, teksa deri më tani kanë siguruar shërbimet e lojtarëve si Benzema, Kante, Neves, etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي النصر السعودي (@alnassr)


Video