“Pse nuk drejton Italinë?, presidenti i Brazilit “sulmon” Ancelottin: Nuk është për “Seleçaon”

7 July 2023, 09:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse nuk drejton Italinë?, presidenti i Brazilit “sulmon”
Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit nga 2024, por jo të gjithë me sa duket ishin pro kësaj zgjedhje të bërë nga Federata. Kundër teknikut italian ka dalë presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur ndryshe Lula

“Ancelotti më pëlqen, por nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë, përse të mos zgjidhte problemet e Italisë, ata nuk morën as pjesë në Botërorin e fundit”, u shpreh Lula në një televizion lokal duke shtuar:

“Unë jam një tifoz i Diniz (trajneri që do të drejtojë përfaqësuesen deri në momentin që në stol do të ulet Ancelotti). Ai ka personalitet, kreativitet dhe është i aftë të komandojë dhomat e zhveshjes.

Është shumë e lehtë të drejtosh një skuadër në Evropë, me 11 lojtarë të përzgjedhur. Do ishte e vështirë të vinte këtu e të drejtonte Corinthias. Dua të shoh Ancelottin nëse do të bënte mirë te Corinthians”, u shpreh presidenti i Brazilit.


Video