Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Humbja në sfidën e parë të Champions ka "prerë dy koka" trajnerësh.
Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel pas humbjes së londinezëve në Zagreb ndaj Dinamos, me rezultatin 1-0.
Nga ana tjetër, humbja me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Shaktar Donjetsk mbrëmjen e djeshme, i ka kushtuar shumë edhe trajnerit të Lajpcigut, Domeniko Tedeskos.
Klubi gjerman ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm 36-vjeçarin italian nga detyra e trajnerit pas disfatës së mbrëmjes së djeshme ndaj ukrainasve të Shaktarit.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Bundesligës me anë të komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke deklaruar gjithashtu shkarkimin edhe të dy zv.trajnerëve, Andreas Hinkel dhe Maks Urvantshki.