
Si ndalohet Erling Braut Haaland? Shumë janë përpjekur, por deri më tani praktikisht askush nuk ia ka dalë. Që kur u shfaq me fanellën e RB Salzburg, norvegjezi ka shënuar vazhdimisht në çdo garë.
Bollëk golash, fillimisht në ligën austriake, më pas në Bundesligë, duke luajtur me Borussia Dortmund, dhe tani në Premier League, nën urdhërat e Pep Guardiolës, me fanellën e Manchester Cityt. Dhe meqenëse duket e pamundur ta ndalosh të shënojë, ndoshta është rasti ta ndalojnë… të luajë.
Kjo, pak a shumë, është ideja e një peticioni të nisur nga disa shakaxhinj. Siç shpjegon RTL, dikush ka përdorur portalin e përdorur nga qytetarët britanikë për t’i bërë peticion qeverisë britanike.
Bëhet fjalë për një "propozim" që do t’iu pëlqejë të gjithëve, përveç tifozëve të "Citizens": të përjashtohet Haaland nga garat kombëtare të futbollit sepse është… një robot.
Një ide sa absurde, aq edhe qesharake, deri në atë pikë sa në një kohë shumë të shkurtër u regjistruan dy milionë nënshkrime, gjëra që do ta kishin detyruar parlamentin anglez të debatonte realisht për peticionin…
Demonstrimi se Haaland është i frikshëm bëhet qartësisht i dukshëm, duke pasur parasysh se praktikisht çdo tifoz i të gjitha ekipeve të Premier League do të kishte dashur ta nënshkruante këtë peticion.
Por nëse ai në parlamentin anglez është anuluar, pa problem, peticioni "bis" është gati, këtë herë në portalin Change.org. Ka të ngjarë që ky peticion të ketë edhe më shumë firma se të tjerët, por për fat të keq të atyre që do ta donin topin pa Haaland, nuk mund të ketë asnjë vlerë.
Kësisoji norvegjezi do të vazhdojë të luajë dhe të shënojë. Sepse për ta ndalur, ndoshta, duhet … një ligj "ad hoc"!