Pas Ronaldos, Al Nassr kërkon sulmuesin e PSG-së

1 January 2023, 18:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas Ronaldos, Al Nassr kërkon sulmuesin e PSG-së

Skuadra nga Arabia Saudite, Al Nassr zyrtarizoi pak ditë më parë transferimin e Cristiano Ronaldos.

Al Nassr dhe Ronaldo arritën marrëveshje dy vite e gjysmë së bashku, ku ylli portugez do të përfitojë 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe sponsorizimet.

Por, Al Nassr është i vendosur që të mos ndalet me transferimet e yjeve të futbollit evropian.

Sipas, “Tutto Mercato Web”, Al Nassr është i interesuar që të transferojë edhe sulmuesin e Paris Saint Germain, Maurio Icardi

Icardi momentalisht është i huazuar te skuadra e Galatasaray-t, me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Në gjashtë paraqitje në këtë sezon në të gjitha garat, Maurio Icardi ka arritur të regjistrojë katër gola dhe tre asistime.


Video