“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

10 December 2024, 15:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey
Rey Manaj dhe Barish Alper Jilmaz

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur të momentit në mediat sportive në Turqi.

Një ndërhyrje e ashpër e sulmuesit shqiptar, në fund të ndeshjes me Galatasaray-n, ndaj Barish Alper Jilmaz, ka shkaktuar polemika të mëdha.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër Manajt, duke thënë se ndërhyrja ishte e qëllimshme.

Komentet kanë shkuar deri në fyerje të mëdha dhe kërcënime.

Në këtë situatë edhe klubi i Sivasspor, është detyruar të dalë me një deklaratë zyrtare, ku kërkon ndalimin e komenteve të tepruara, duke shkruar se kështu po dëmtohet e ardhmja e futbollit turk.

“Duam të theksojmë që si klub kemi vlerësuar me kujdes incidentin që ka lidhje me ndërhyrjen e futbollistit tonë Rey Manaj ndaj lojtarit të Galatasaray, Barish Alper Jilmaz në fundin ndeshjes.

Ne nuk aprovojmë veprimin e lojtarit tonë, Rey Manaj. Megjithatë, ne besojmë se kjo situatë nuk duhet të interpretohet sikur lojtari ynë dëmtoi me dashje Jilmaz. Incidente të tilla në fushë janë pjesë e futbollit dhe janë plotësisht pasojë e reagimeve të momentit brenda lojës.

Klubi ynë dënon fuqimisht komentet e tepruara që kanë si objektiv Rey Manajn. Është e qartë që sjellje të tilla, të cilat janë kundër me vlerat themelore të sportit, dëmtojnë të ardhmen e futbollit turk”, shkruhet në komunikatën e klubit.


Video