Moti i keq në vend, shtyhen dy ndeshje të kampionatit të futbollit

21 January 2024, 11:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti i keq në vend, shtyhen dy ndeshje të kampionatit të
Stadiumi "Skënderbeu" në Korçë

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në vend, dy ndeshje të kampionatit të futbollit janë shtyrë. Vendimi u njoftua nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Bëhet fjalë për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo në Kategorinë Superiore dhe Kastrioti-Bylis në kategorinë e parë.

“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se Skënderbeu-Dinamo dhe Kastrioti-Bylis janë shtyrë për shkak të kushteve atmosferike”, thuhej në njoftimin e FSHF-së. Deri më tani nuk ka një datë se kur do të rikuperohen këto përballje.


Video