Milan Skriniar konfirmon se do të largohet nga Interi: Po, kam firmosur me PSG-në

29 Janar 2023, 16:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milan Skriniar

Inter në fund të këtij sezoni do të humbasë një nga lojtarët e saj kryesor dhe për më tepër me parametra zero.

Qendërmbrojtësi Milan Skriniar ka gjetur akordin dhe ka firmosur një parakontratë me PSG-në. Mbrojtësi i Inter ka kontratë me zikaltërit edhe për gjashtë muaj dhe sipas rregullave të FIFA mund të vendosë për të ardhmen. Kësisoj, për mediat sllovake 27-vjeçari ka konfirmuar se ka firmosur me PSG-në.

“Keni firmosur me PSG? Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për këtë për momentin. Jam duke pritur për një marrëveshje mes klubeve”, ka konfirmuar Milan Skriniar për futbolsfz.sk.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të kemi një akord mes Interit dhe PSG-së që këtë merkato, për t'u mos u larguar falas në verë.

Video