
Lionel Messi realizoi dygolësh në fitoren 4-1 të Inter Miami ndaj Neë England Revolution në Foxborough të Massachusetts.
Paraqitje e mirë e ekipit nga Florida që ka marrë pikë në kampionat në pesë sfidat e fundit.
Revolution që ka humbur tri sfida radhazi, gjeti golin që në minutën e parrë me Tomas Chancalay. Festë në stadiumin ku ishin të pranishëm 65 612 spektatorë, pjesëmarrja e dytë më e madhe në historinë e “Gillete Sttadium. Por ylli argjentinas barazoi në minutën e 32 të lojës.
Sfida ishte e luftuar dhe rrjeta e radhës erdhi në minutën e 68 sërish nga Messi, pas pasimit të Serxho Buskets.
38-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve me nëntë rrjeta, 1 më shumë se sa Kristian Arango.
Goli i tretë erdhi në minutën e 83 nga Kremaski.
Pesë minuta më pas ishte radha e Luis Suarezit të festonte, pas asistit të argjentinasit. Për uruguaianin kjo ishte rrjeta e 7 në 10 takime të luajtura.
Mesi bëhet lojtari i parë në historinë e MLS që në pesë sfida radhazi ka dhënë një asist dhe ka realizuar gol. Inter Miami kryeson Konferencën e Lindjes me 21 pikë pas 11 takimesh.