Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo!

26 April 2024, 09:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo!

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo.

Sportistja nga Kosova fitoi medaljen e artë në Evropianin që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Distria e nisi me fitore bindëse ndaj ukrainases Anna Borodina, ndërsa në finale, kampionia olimpike mposhti italianen Odette Giuffrida dhe u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja tjetër nga Kosova, Flaka Loxha u eliminua në raundin e dytë duke u mposhtur nga kroatja Tihea Topolovec.

Ky është titulli i dytë europian për Krasniqin. Ajo ka fituar edhe dy medalje të argjendata si edhe dy të bronxta.


Video