
E ardhmja e Romelu Lukakut mbetet e gjitha për t’u vendosur në fund të këtij sezoni, por e sigurtë është që shtatori do të gjejë belgun në një skuadër tjetër.
Ai që e bën të sigurt largimin e sulmuesit nga Chelsea është trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.
“Do të vlerësoj situatën dhe formën e lojtarëve pas verës. Duhen ende edhe shtatë muaj deri te Kupa e Botës, por pres që disa lojtarë të ndryshojnë skuadra gjatë verës dhe në shtator të jenë në formë më të mirë te klubet e reja dhe këtu u referohem Lukakut dhe Hazardit”, tha Martinez në një intervistë për ‘The Sun’.
Situata të Chelsea e ka vënë Lukakun në pikëpyetje edhe për t’u thirrur nga Belgjika. Në ndeshjet e fundit ai u la jashtë dhe Martinez është ndër ata që po ushtron presion ndaj lojtarit që të largohet nga “Blutë” për të gjetur më shumë minuta.
Aktualisht ka disa zëra që flasin për një rikthim të Lukakut te Interi, por në mediat britanike flasin edhe për një rikthim të tij te Manchester United.