Kaos dhe incidente, tifozët e Eintracht i vënë zjarrin Napolit (VIDEO)

15 March 2023, 20:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaos dhe incidente, tifozët e Eintracht i vënë zjarrin Napolit
Kaos dhe incidente, tifozët e Eintracht i vënë zjarrin Napoli

Pamje të pabesueshme vijnë nga Napoli ku tifozët gjermanë të Eintracht Frankfurt po përplasen ashpër me forcat e rendit.

600 tifozë të Eintracht, të cilët mbërritën në qytet pavarësisht ndalimit për të ndjekur ndeshjen, kaluan të gjithë qendrën për të arritur në sheshin Gesu, ndërsa kanë dhënë shfaqje të dhunshme.


Disa makina, duke përfshirë një makinë policie, u dogjën nga tifozët gjermanë.

Disa lokale në zonë u dëmtuan gjithashtu.

Gjatë kalimit në rrugën Monteoliveto, ndaj autobusëve që transportonin tifozët e Eintracht Frankfurt u hodhën gurë dhe shishe nga ultrasit napolitanët që kishin mbushur rrugën.


Mbi 800 forca policie janë në terren për të ndalur dhunën e rreth 600 huliganëve gjermane.


Video