Juventus dhe Inter ndahen në barazim, por me sherr në fund, plot tre kartonë të kuq

4 April 2023, 23:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juventus dhe Inter ndahen në barazim, por me sherr në fund, plot tre
Juventus-Inter

Juventus dhe Inter e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Cuadrado shënoi golin që zhbllokoi takimin në minutën e 83, me një diagonale të fortë nga brenda zonës.

Në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, arbitri akordoi penallti për Interin për një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Bremer. Lukaku e shndërroi në gol 11-metërshin, por disa sekonda më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi festoi në mënyrë provokuese para tifozëve bardhezinj.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, nisi një sherr masiv në fushë, që përfundoi me kartonë të kuq për Handanovic dhe Cuadrado.

Edhe pse pritej ta niste këtë ndeshje si titullar, Kristjan Asllani u aktivizua vetëm në minutën e 80 të ndeshjes.


Video