Juventus alegrian, merr fitoren e pestë radhazi

10 November 2022, 20:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juventus alegrian, merr fitoren e pestë radhazi
Kean duke festuar golin

Juventusi ka dalë me 3 pikë të plota nga transferta e radhës në kampionat përballë Veronës.

Ndonëse nuk zhvilluan një ndeshje perfekte, bardhezinjtë u treguan të qartë në synimet e tyre në këtë takim duke mos rrezikuar shumë dhe zgjodhën të sulmonin me kundërsulm.

Goli i fitores u shënua nga Kean në minutën e 60. Verona tentoi të kundërpërgjigjet, por pa forcat e duhura. Në fundin e takimit, vendasit pretenduan për një penallti, por VAR shoi çdo dyshim.

Tashmë Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke u ngjitur në vendin e tretë me 28 pikë.

 


Video