I jep lamtumirën klubit të Premier Ligës, mesfushori portugez pranë kalimit te Barcelona

21 May 2023, 13:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I jep lamtumirën klubit të Premier Ligës, mesfushori portugez

Ruben Nevesh pritet të mos jetë më një futbollist i Ullvërhemptonit sezonin e ardhshëm.

Mesfushori portugez i ka dhënë lamtumirën tifozëve të skuadrës në ndeshjen e fundit që “ujqërit” luajtën në shtëpi këtë sezon.

Ai pritet të largohet në verë për të gjetur një skuadër të re dhe mediat bëjnë me dije se me shumë mundësi ai do të jetë pjesë e Barcelonës.

Çavi prej kohësh e ndjek mesfushorin dhe duket se Nevesh është gjithashtu tepër i interesuar për t’u transferuar në “Camp Nou”.


Video