Lot në Bundesligë, skuadra historike e Berlinit bie nga kategoria

20 May 2023, 18:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lot në Bundesligë, skuadra historike e Berlinit bie nga kategoria
Hertha Berlin zyrtarisht në Bundesliga 2

Hertha Berlin zyrtarisht në Bundesliga 2. Një ndër skuadrat më të vjetra të futbollit gjerman, mori vetëm një pikë nga “finalja” e mbijetesës përballë Bochumit (1-1).

Kryeqytetasit kaluan në avantazh pas një ore lojë me anë të Lucas Tousart, por u befasuan nga goli i Keven Schlotterbeck në minutën e katërt shtesë. Hertha rikthehet pas dhjetë vitesh në Bundesliga 2.

Një pikë siguroi edhe Schalke pas barazimit spektakolar 2-2 përballë Eintracht Frankfurt.

“Blutë Mbretërorë” renditen të tretët nga fundi, duke qenë përkohësisht në zonën “play-out”. Pa fitues përfundoi edhe Werder Bremen-Koln (1-1).

Ndërkohë, Hoffenheimi mposhti 4-2 Union Berlin, fitore që solli mbijetesën matematikisht për skuadrën vendase.


Video