Doli në konferencë me gërvishtje në fytyrë, Guardiola reagon sërish dhe sqaron keqkuptimin

27 Nëntor 2024, 17:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pep Guardiola

Manchester City barazoi në mënyrë befasuese 3-3 përballë Feyenoord. “Qytetarët” ishin në avantazhin e tri golave deri në minutën e 74-t, por pësuan 3 gola në minutat e mbetura të ndeshjes.

Gjithsesi, rezultati kaloi në plan të dytë pasi Pep Guardiola u shfaq para mediave me shenja të dukshme në fytyrë, të cilat tha se i kishte bërë vetë: "Më pëlqen të dëmtoj veten".

Së fundmi ka reaguar sërish, pikërisht në rrjetin social “X” duke thënë se përgjigjja e tij nuk kishte për synim të nxirrte në pah dëmtimin e vetes, pasi gjithçka ishte aksidentale.

“Më kapën mat me një pyetje në fund të konferencës, për një gërvishtje që ishte shfaqur në fytyrë, dhe i shpjegova që një thua i mprehtë e kishte shkaktuar këtë aksidentalisht. Përgjigjja ime nuk kishte si synim të nxirrte në dritë një çështje për dëmtimin e vetes. E di se shumë persona luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe dua të nxjerr në pah një nga mënyrat që njerëzit të kërkojnë ndihmë duke telefonuar në linjën e Samaritans ose me numrat në dispozicion”, shkruan Guardiola.


Video