Do të transferohet tek Real Madrid? Mbappe shpërthen kundër mediave: Gënjeshtër

13 June 2023, 17:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do të transferohet tek Real Madrid? Mbappe shpërthen kundër
Kylian Mpappe

Ditën e djeshme, me anë të një shkrese, Kylian Mpappe njoftoi PSG-së se nuk do të rinovonte kontratën në vitin 2024 dhe në këto kushte, klubi francez vendosi ta nxjerr në shitje që këtë merkato për të mos ta humbur me parametra zero vitin e ardhshëm.

Kaq ka mjaftuar që mediat ta lidhnin yllin franzez me një kalim tek Real Madrid  për të formuar një treshe ëndrrash me Vinicius dhe Rodrygo, por duket se këto lajme kanë irrituar tej masë Mbappen.

Duke ripostuar në Twitter një postim ku thuhet se ai dëshiron t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, Mbappe shkruan sipër se kjo është veç një “gënjeshtër”, duke shtuar se është shumë i lumtur te PSG.

Bomberi francez po ashtu thotë se nuk ka kërkuar të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë dhe se letra që ai i dërgoi klubit u zbulua me qëllim për të “dëmtuar imazhin e tij”.

Do të transferohet tek Real Madrid? Mbappe shpërthen kundër


Video