Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kombëtares shqiptare, e cila do të luhet në 20 nëntor me Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”.
Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, çmimi i biletave do të nisë nga 3 mijë lekë deri në 8 mijë lekë.
Më 20 nëntor, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, e vlefshme për Kampionatin Europian 2024.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.
FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.
