Cristiano Ronaldo nuk ndalet, vendos një tjetër rekord unik: Kalon Fenomenin dhe Henry së bashku

5 April 2023, 12:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cristiano Ronaldo nuk ndalet, vendos një tjetër rekord unik: Kalon
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet në thyerjen e rekordeve. Ylli portugez shënoi dopietë për Al Nassr, me skuadrën e portugezit që fitoi 0-5 në transfertë kundër Al Adalh për raundin e 22-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

Sulmuesi shkon tashmë në kuotën e 833 golave të shënuar për klube në karrierë, duke lënë pas Ronaldo Nazario da Lima (Fenomeni) dhe Thiery Henry që së bashku kanë shënuar 832 gola.

Ronaldo hapi ndeshjen në minutën e 40-të nga pika e bardhë e penalltisë, për të gjetur dopietën personale në të 66 minutë.

CR7 vendos rekord të ri me golat për klube, teksa këtë sezon me ekipin e Al Nassr ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të dhurojë dy asiste.

Pas javës së 22-të, Al Nassr mban vendin e dytë në futbollin e Arabisë Saudite, teksa është një pikë më pak se Al Ittihad që kryeson.


Video