Chelsea-City barazim mes spektaklit, Broja protagonist sapo hyn në fushë (Video)

12 November 2023, 19:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Chelsea-City barazim mes spektaklit, Broja protagonist sapo hyn në
Broja protagonist me Chelsea kundër Manchester City

Tetë gola të shënuar, spektakël pa fund dhe gjithçka që duhet për një ndeshje futbolli. E tillë ishte krye-sfida e javës në Premier League mes Chelsea-t dhe Manchester City-t, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 4-4.

Dy herë Haaland, Rodri dhe Akanji shënuan për ‘citizens’ që morën tre herë epërsinë, por nuk e mbajtën dot, teksa blutë e Londrës shënuan me Thiago Silva, Sterling, Jackson dhe ish-i Palmer me penallti në shtesë.

Protagonist në këtë takim edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, që e nisi nga stoli dhe zbriti në fushë në minutën e 88’ dhe në prekjen e parë të topit, lëvizi mirë në zonë, duke u ndalur me faull nga Dias, teksa arbitri akordoi menjëherë penalltinë që solli edhe barazimin.

Maksimalisht efikas sulmuesi kuqezi, që preku vetëm një herë topin dhe e shndërroi në penallti për Chelsea-n, që merr një pikë të rëndësishme dhe mbi të gjitha jep sinjalin se po rikthehet në nivele të larta.


Video