Champions League/ Inter dhe Arsenal shkojë në gjysmëfinale, zhgënjejnë Bayern dhe Real

16 Prill 2025, 23:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Arsenalit

Interi dhe Arsenal do të jenë dy skuadrat e tjera që kalojnë në fazën gjysmëfinale të Champions League, duke kaluar në çerekfinale respektivisht Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Zikaltrit u kualifikuan pas barazimit 2-2 në “San Siro”, pasi një javë më parë kishin fituar 1-2 në “Allianz Arena”.

Edhe pse gjermanët arritën të kalojnë të parën në avantazh me fillimin e pjesës së dytë me anë të Herry Kane, zikaltrit përmbysën gjithçka në tre minuta me anë të Martinez dhe Pavard.

Por Dier do të rikthente sërish në lojë skuadrën gjermane në minutën e 76-të duke barazuar shifrat dhe duke ju dhënë shpresë gjermanëve, por të cilët nuk arritën të shënonin një tjetër gol për të çuar ndeshjen në shtesë.

Në gjysmëfinale Interi do të përballet me Barcelonën.

Ndërkohë në anën tjetër Real Madrid ka zhgënjyer sërish në “Bernabeu”, duke u ndalur mposhtur 1-2 nga  Arsenal, ku janë anglezët ata që kalojnë në fazën tjetër, pasi  fitoi 3-0 në “Emirates” edhe një javë më parë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë me nisjen e së dytës topçinjtë do të kalonin në avantazh me anë të Saka në minutën e 65-të, por dy minuta më pas Vinicius Junior do të barazonte shifrat në 1-1.

Ndërkohë në fund të sfidës Martineli do të shënonte golin e fitores për Arsenal. Pas plot 16 vitesh Arsenal rikthehet në gjysmëfinale ku do të përballet me PSG.

 

 


Video