Broja lë kombëtaren shqiptare, niset drejt Chelsea për përballjen me Arsenalin

13 October 2023, 21:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Broja lë kombëtaren shqiptare, niset drejt Chelsea për
Armando Broja

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja është përshëndetur me shokët e ekipit, pasi është larguar para kohe drejt Britanisë së Madhe.

Broja ishte grumbulluar na Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë, por një ditë më herët, mjekët kishin sugjeruar që të mos aktivizohej.

Tashmë sulmuesi shqiptar është nisur drejt Chelsea, ku do të jetë pjesë e trajnimit përpara përballjes së madhe me Arsenalin.

Broja po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gjurin e këmbës, që e la gati 9 muaj jashtë fushës së blertë.


Video