Broja drejt largimit nga Chelsea? Katër ekipe të “Premier League” në garë për sulmuesin shqiptar

4 July 2023, 19:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Broja drejt largimit nga Chelsea? Katër ekipe të “Premier
Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja

Një tjetër ekip i “Premier League” interesohet për sulmuesin e talentuar shqiptar Armando Broja.

Sipas medieve britanike, West Ham është interesuar për shërbimet e futbollistit shqiptar, megjithatë nuk janë të vetmit. Në garë për Brojën janë edhe disa ekipe të tjera.

Interesimi për sulmuesin 21-vjeçar duket se është rritur së tepërmi pasi blutë e Londrës blenë sulmuesin Nicolas Jackson nga Vijareali, çka do të thotë më pak hapësira për Brojën në fushën e blertë.

Broja vjen nga Southhampton te Chelsea kur për një sezon arriti të shënojë 1 gol në 19 takime. Lojtari kuqezi e mbylli sezonin i dëmtuar duke qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë.

Sipas TEAMtalk, përveç West Ham, janë edhe disa ekipe të tjera të interesuara për të.

“TEAMtalk mëson se përfaqësuesit e Brojës janë të interesuar për negociata me ekipet e tjera. West Ham, Crystal Palace, Brentford dhe Burnley janë ndër ekipet e interesuara për 21-vjeçarin. Nuk përjashtohet mundësia e huazimit, por një lëvizje e përhershme do të ishte e pëlqyeshme si për të edhe për Chelsea”, shkruajnë mediat britanike.


Video