Bëri shqiponjën në ndeshjen Serbi - Angli/ UEFA përjashton nga Europiani gazetarin, Arlind Sadiku!

19 June 2024, 11:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bëri shqiponjën në ndeshjen Serbi - Angli/ UEFA përjashton
Arlind Sadiku

UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Europiani gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun, pasi në ndeshjen Serbi Angli më 16 qershor, ai bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, e që UEFA nuk ka marrë asnjë masë.

Gazetari është  ndaluar në hyrje të konferencës për media të Shqiperisë dhe i është konfiskuar akreditimi.

Gazetari nuk mund të raportoj sot në ndeshjen Kroaci - Shqipëri, dhe asnjë ndeshje tjetër të Europianit.


Video