Bayern Munchen i habit të gjithë, bën ndryshimin historik pas gati 70 vjetësh

17 May 2023, 15:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bayern Munchen i habit të gjithë, bën ndryshimin historik pas
Foto ilustruese

Bayern Munchen i habiti të gjithë me uniformat e reja për sezonin e ardhshëm. Skuadra gjermane do të luajë me të bardha në shtëpi, duke hequr dorë nga e kuqja tradicionale.

Me fanella të bardha, bavarezët kanë luajtur nëpër transferta, duke mbajtur të kuqen për ndeshjet brenda që nga vitet ’60.

Dizenjuesit janë frymëzuar nga uniforma e Bayern në vitin 1932, vit kur klubi fitoi titullin e tij të parë kampion në Gjermani. Atëherë, ekipi luajti me bluza të bardha, me jakë dhe mëngë të kuqe.

Debutimi i fanellës së re pritet, këtë të shtunë, në ndeshjen ndaj Leipzig, që mund të vendosë fatet e titullit.



Video