Barcelona kërkon t’i rrëmbejë Liverpool Sadio Mane

10 May 2022, 19:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Barcelona kërkon t’i rrëmbejë Liverpool Sadio Mane

Forma e dobët e Depay e detyron Barcelonën që të hyjë në merkaton e verës për të gjetur një sulmues tjetër për të mbështetur Ferran Torres.

Katalanasit kërkojnë të mos eksperimentojnë më dhe të sjellin në Camp Nou një emër të afrimuar. I tillë është Sadio Mane i Liverpool. Ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me anglezët dhe bisedimet e rinovimit nuk kanë filluar ende. Barça po monitoron nga afër situatën teksa synon një goditje me superyllin senegalez.

30-vjeçari është me Liverpool që nga viti 2016 dhe lojtar kyç në skuadrën e Jurgen Klopp dhe sukseset që ata kanë arritur ndër vite. Megjithatë, situata e tij në kontratë ka hedhur dyshime për të ardhmen e tij.

Barcelona, nga ana e saj, po kërkon një sulmues të pjekur për të udhëhequr projektin e tyre nën drejtimin e Xavi Hernandez. Erling Haaland ishte objektivi i tyre kryesor, por asi i Borussia Dortmund përfundoi te City.

Robert Leëandoëski është një tjetër emër që Blaugranët kanë marrë në konsideratë, por Bayern Munich po reziston duke e detyruar Barcelonën që të kërkojë të tjera mundësi dhe sipas Mundo Deportivo, superylli 30-vjeçar i Liverpool është i hapur për t'iu bashkuar Barcelonës gjatë kësaj vere.

Media spanjolle thotë se ish-sulmuesi i Southampton dhe Red Bull Salzburg beson se do të kishte një mundësi më të lartë për të fituar Topin e Artë nëse do të luante me Barcelonën.

Një tjetër faktor është edhe dëshira e lojtarit për të luajtur në La Liga, sidomos me Barcelonën. preferencë të veçantë për Barcelonën.

Liverpool është në finalet e FA Cup dhe UEFA Champions League ndërsa luftojnë me Man Cityn për titullin e Premier League. Pasi ka fituar tashmë Kupën Carabao këtë sezon, Liverpool ka një mundësi për ‘katërpletën’.

Nëse e bëjnë këtë, Mane do të jetë në garë për Topin e Artë, megjithëse te Liverpool këtë sezon ka qenë në hijen e Momo Salah.


Video