Kryevepra e fundit e Raiolës, zbulohet klauzola speciale në kontratën e Haaland me City-n

9 May 2022, 18:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryevepra e fundit e Raiolës, zbulohet klauzola speciale në
Erling Haaland dhe Mino Raiola

Erling Haaland është shumë parën transferimit te skuadra e Manchester City-t, me futbollistin norvegjez që do të vihet në urdhrat e Pep Guardiolës në javët e ardhshme.

Ky transferim ishte marrëveshja e fundit që Mino Raiola kishte përfunduar para se të ndërronte jetë, marrëveshje kjo ku superagjenti nuk harroi të vendoste edhe një klauzolë të veçantë për të ardhmen e futbollistit.

Sipas medias spanjolle “AS”, Raiola i nisur dhe nga dëshira e sulmuesit vendosi një klauzolë në kontratën e futbollistit ku shkruhej se ai mund të kërkonte largimin pas 2 sezonesh në skuadër nëse një tjetër klub paguante 150 milionë euro për të.

Kjo duket të jetë arsyeja pse Reali hoqi dorë nga gara për 21-vjeçarin, më City-n që këmbënguli në blerjen e tij edhe me këto kushte.


Video