Arrihet marrëveshja: Mbrojtësi i Kombëtares bëhet me skuadër të re

11 June 2025, 21:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrihet marrëveshja: Mbrojtësi i Kombëtares bëhet me
Gjimshiti dhe Mihaj

Enea Mihaj do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mbrojtësi i Kombëtare shqiptare ka arritur marrëveshjen me Samsunspor.

Bëhet fjalë për një kontratë katërvjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur vetë presidenti i klubit turk, Yuksel Yildirim, i cili deklaroi: “Kemi mbyllur akordin me Enea Mihajn, i cili vjen pas aventurës te portugezët e Famalicao. Kemi planifikuar vizitat mjekësore brenda 10 ditëve të ardhshme.”

Mihaj ishte pjesë e Famalicao nga viti 2022, ndërsa vendosi të mos rinovojë.

26-vjeçari do të luajë në Turqi për herë të parë në karrierë.

Në të kaluarën, mbrojtësi ka luajtur në Greqi, me ekipe si Panetolikos dhe PAOK.

 


Video