Argjentina Kampione e Botës, por edhe Juventus vendos një rekord unik

19 December 2022, 17:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Argjentina Kampione e Botës, por edhe Juventus vendos një rekord unik
Di Maria me Kupen e Botes

Triumfi i Argjentinës në finalen e Katar 2022 përballë Francës, i shkoi për shtat edhe Juventusit. Kjo sepse bardhezinjtë tashmë janë zyrtarisht klubi me më shumë lojtarë kampionë të botës. Falë suksesit të Angel Di Maria dhe Leandro Paredes me fanellën “Albiceleste”, numri i lojtarëve Kampionë të Botës që kanë qenë pjesë e Juventus shkon në 27.

Bardhezinjtë parakalojnë në këtë klasifikim, Bayern Munich si skuadra që ka “prodhuar” 24 lojtarë Kampionë të Botës ndërsa në podium është edhe Inter me 21 lojtarë.

Ndërkohë në pesë vendet e para të këtij klasifikimi bëjnë pjesë edhe Roma me Santos, respekivisht me 18 dhe 15 lojtarë. Kujtojmë se edhe verdhekuqtë kishin arsye për të festuar pasi në radhët e Argjentinës është Paulo Dybala, ashtu si edhe Inter që përfaqësohej nga Lautaro Martinez.

Klubet me më shumë lojtarë Kampionë të Botës:

27 Juventus

24 Bayern Munchen

21 Inter

18 Roma

15 Santos


Video