Argjentina është gati për Botërorin, fiton miqësoren me pesë gola

16 November 2022, 20:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Argjentina është gati për Botërorin, fiton miqësoren me
Argjentina është gati për Botërorin

Argjentina duket gati për Botërorin. Kombëtarja e drejtuar nga Scaloni, ka fituar miqësoren e fundit, para startit të Kupës së Botës.

Argjentina triumfoi 5-0 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dhabi. Në këtë përballje, Di Maria u shfaq në një formë të shkëlqyer, me lojtarin e Juventusit që shënoi dy gola dhe asistoi në golin e Messit.

Golat e tjerë u shënuan nga Julian Alvarez dhe Joaquin Correa, për të vulosur shifrat në 5-0.

Tashmë, vëmendja e Argjentinës spostohet te Kupa e Botës në Katar teksa Lionel Messi me shokë janë shortuar në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. Argjentina debuton në Botëror më datë 22 nëntor në sfidën ndaj Arabisë Saudite.


Video