Shpërthim në një bazë ushtarake në Kanada, të paktën 7 të vdekur, spitalet në kaos

18 October 2026, 12:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim në një bazë ushtarake në Kanada, të

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i ndjekur nga zjarr në bazën ushtarake kanadeze Wainwright, në provincën Alberta të Kanadasë.

Sipas raportimeve paraprake, shpërthimi mund të ketë ndodhur gjatë një stërvitjeje me armë zjarri, kur disa të shtëna mund të kenë goditur tubacionet ose një pus gazi.

Situata ka rënduar spitalet në qytetin e Wainwright, të cilat janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosurve. Për këtë arsye, pacientët po transportohen edhe drejt spitaleve në Edmonton, rreth 180 kilometra larg bazës.

Baza Wainwright është një nga qendrat më aktive të stërvitjes ushtarake në Kanada, ku ushtarët përgatiten për operacione luftarake.

Ministri kanadez i Mbrojtjes, David McGuinty, deklaroi se nuk kujton një incident të ngjashëm në vitet e fundit. Ndërkohë, drejtuesit e provincave të Saskatchewan dhe British Columbia kanë shprehur solidaritet me të prekurit dhe kanë ofruar ndihmë për autoritetet e Albertës.


Video