Rama shpërblen Policinë: Do marrë 2500 Euro secili që përballet me dhunën e protestës

19 October 2026, 08:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama shpërblen Policinë: Do marrë 2500 Euro secili që

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një shpërblim prej 2500 eurosh për çdo efektiv policie që u përball me dhunën gjatë protestës.

Sipas tij, shpërblimi do të jepet njësoj për të gjithë, pa dallime.

Gjithashtu, Rama bëri të ditur se nga 1 janari, me buxhetin e ri, pagat e efektivëve të Policisë së Shtetit do të pësojnë një rritje të konsiderueshme.

“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, theksoi ai.

 


Video