Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

18 October 2026, 15:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, në ditën e gjashtë të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve.

Pas përshkallëzimit të situatës, turma është zhvendosur drejt qendrës së Tiranës.

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.

Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë.

Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.


Video