Gjykata cakton masat për protestuesit: 21 të mitur nën mbikëqyrje familjare, priten masa mbi 70 të tjerë 

18 October 2026, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata cakton masat për protestuesit: 21 të mitur nën

Gjykata e Tiranës ka caktuar deri më tani masa sigurie për 38 protestues, pas protestave të dhunshme të zhvilluara dje në Tiranë, u shënua dita e pestë e tubimit.

Për 21 të mitur është vendosur masa e mbikëqyrjes familjare, ndërsa tre të tjerë do të jenë nën masën e detyrimit për paraqitje.

Për pjesën tjetër të protestuesve, 12 persona janë lënë me detyrim paraqitjeje, njërit i është caktuar ndalimi i qëndrimit dhe një tjetër është vendosur në arrest shtëpie.

Masat e sigurisë vijnë pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet gjatë pesë ditëve të fundit.

Para gjykatës do të dalin sot mbi 70 protestues.


Video