Protestuesit i lënë mesazhin Ramës para zyrës: Krimi ka kokë

27 September 2026, 22:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një mesazh i shkruar në asfalt, në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishte një prej simboleve të protestës së 120-të qytetare kundër qeverisë Rama.

“Krimi ka kokë!” – shkruhej në bulevard, ndërsa protestuesit nisën marshimin nga zona e Kryeministrisë drejt qendrës së Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me pankarta, flamuj, flakadanë dhe thirrje kundër qeverisë.

Protesta e 120-të u zhvillua këtë të diel pas 4 muajsh tubimesh të njëpasnjëshme. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, më pas iu drejtuan Kryeministrisë dhe vijuan marshimin në bulevard.

 

Shkrimi në asfalt u lidh nga protestuesit me zhvillimet e fundit rreth ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka caktuar masën e “arrestit në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, Rama reagoi publikisht për çështjen, duke deklaruar se akuzat duhet të provohen nga drejtësia dhe duke e cilësuar masën e marrë ndaj Hysenit si ekstreme.


Video