
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbrëmjen e të shtunës për protestat e dhunshme që janë zhvilluar në kryeqytet.
Ambasada amerikane bën thirrje për zhvillimin e demonstratave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune.
Ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i personave dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
"Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi", thuhet në reagim.
Prej 5 ditësh, protesta është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë. Dita e sotme ishte edhe më e dhunshmja, ku nuk munguan lëndimet e rënda.