Zyrtare: Kryesia miraton dy emrat që garojnë për kreun e PD-së dhe sulmon kundërshtarët e Bashës

22 June 2023, 22:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtare: Kryesia miraton dy emrat që garojnë për kreun e
Basha dhe Alibeaj

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi sonte kandidaturat e Gjergj Hanit dhe Lulzim Bashës në garën për kryetar të kësaj partie.

“Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorganizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim”, thuhet në njoftimin e kryesisë së PD.

Kryesia e Partisë Demokratike shprehet më tej se “e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike”.

“Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.


Video