Yuri Kim në ikje/ Berisha nuk kursehet: Shkatërrove popullin shqiptar, kërko falje

22 June 2023, 14:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yuri Kim në ikje/ Berisha nuk kursehet: Shkatërrove popullin shqiptar,
Në foto: Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe Sali Berisha

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dha fjalimin e lamtumirës, por emri i saj duket se do të vijojë të lakohet nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili nuk është kursyer ndaj diplomates amerikane që pas shpalljes “non-grata” nga SHBA.

Nga foltorja, Berisha e akuzoi ambasadoren amerikane për abuzimin me pushtetit, ndërsa e konsideron si bashkëpunëtore të Ramës në shkatërrimin e vendit.

“Në historinë e pluralizmit trë këtij kombi, emri i saj do mbetet si person që abuzoi me pushtetin. Së bashku me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Natyrisht, e dëmtove por dështove. Nga ana tjetër, me qëndrimet e tua je e vetmja ambasadore në 32 vite largohesh nga ky vend si sekretare e përgjithshme e PS-së, jo nga unë.”- thotë Berisha.

Ish kryedemokrati kërkon nga Yuri Kim që të kërkojë falje ndaj popullit shqiptar përpara dorëzimit zyrtar të detyrës.


Video