ZYRTARE/ Iu komunikua akuza në SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord!

29 July 2025, 14:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZYRTARE/ Iu komunikua akuza në SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm
FOTO: Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi foli sot për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Kryemadhi u paraqit sot për njohjen e akuzës në SPAK.

Ajo tha se firmosi që nuk është dakord me akuzat dhe se për këtë ajo do të ndjekë gjithë procedurat e parashikuara nga ligji.

Më pas Kryemadhi tha se SPAK e ka quajtur nënën e saj ‘pastruese’.

“E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mu për të pastru veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.


Video