Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Personi në foto është Devid Boraj, me tre identitete, për të cilën GJKKO ka lëshuar një urdhër arresti, në kuadër të operacionit të SPAK kundër trafikut të drogës.
I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj.
Nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.
Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkohë janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plarent Dervishaj e Erion Alibej.