Votat e diasporës, PS: T'i numërojë KQZ-ja, partitë vetëm vëzhgues

30 December 2024, 20:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Votat e diasporës, PS: T'i numërojë KQZ-ja, partitë
Foto ilustruese

Partia Socialiste ka reaguar pas debatit në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me numërimin e votave të diasporës.

Përmes një reagimi për media, PS thotë se i qëndron propozimit që partitë të kenë vetëm rol vëzhguesi, ndërsa votat t'i numërojë KQZ-ja.

"Partia Socialiste ka mbajtur qëndrimin se ja beson plotesisht procesin e numërimit të votave të diasporës administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. PS ka kërkuar që partitë politike të mos kenë të drejtë të numërojne votat në KQZ por të kenë statusin e rolit të vëzhguesit nga afër për të gjithë procesin e numërimit të ketyre votave që mbërrijnë përmes shërbimit postar", njofton Partia Socialiste.

Përfaqësuesit e PS në KQZ u shprehën fillimisht kundër këtij propozimi, teksa ai i PD-së tha se KQZ-ja nuk ka të drejtë të shpikë një proces të ri për numërimin e votave nga jashtë, dhe se ato duhet të trajtohen njësoj si votat brenda territorit të Shqipërisë.


Video