Vendimi për Belerin, Ministria e Jashtme greke: Mundësojini të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Evropian

25 June 2024, 20:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi për Belerin, Ministria e Jashtme greke: Mundësojini të
Alfred Beleri

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së që la në burg Fredi Belerin, kandidatin për kryebashkiat të Himarës që u kap duke blerë vota kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit të Tiranës vjen për të përforcuar shqetësimet për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në reagimin e MPJ-së të Greqisë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes në lidhje me ndjekjen penale të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Z. Beleri sot nuk është vetëm kryebashkiaku i Himarës i zgjedhur. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mundësinë atij të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm.


Video