Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Partia Demokratike tashmë ka një deputet më pak. Ashtu si kurse pritej, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar në protokollin e Kuvendit kërkesën për largim nga grupi i PD.
Vendimi i Alibeaj erdhi pasi Apeli i dha vulën dhe logon e partisë, Sali Berishës, i shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, e teksa është në arrest shtëpie me akuzën e korrupsionit.
Në argumentimin që ka bërë, pasi njoftoi vendimin e marrë, Alibeaj tha se kjo zgjedhje e tij është në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, duke deklaruar se nuk i bashkohet grupit parlamentar të PD-së të drejtuar nga Berisha.