Veliaj firmos shkarkimin e Anuela Ristanit, kompetencat e kryetarit i merr Sara Goxhaj

20 Mars 2025, 08:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara Goxhaj

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës.

Nënkryetarja Sara Goxhaj do të jetë ajo që do të marrë përkohësisht detyrat e kryetares së bashkisë.

“Znj. Sara Goxhaj, Nën/kryetar i bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, thuhet në letër.

Ky emërim pason atë të kryeministrit, i cili, javë më parë, menjëherë pas arrestimit të Veliajt, kur vizitoi i zemëruar Bashkinë e Tiranës, vendosi që drejtimin t’ia lërë nënkryetares Anuela Ristani.

Mësohet se kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka urdheruar anulimin e vendimit dhe shkarkimin e Alban Dokushit dhe Sara Goxhajt.

Veliaj firmos shkarkimin e Anuela Ristanit, kompetencat e kryetarit i merr Sara


Video