Veliaj: Dado në konflikt interesi, më kërkoi kate shtesë, më mirë bëj burg të padrejtë se shkel ligjin

6 March 2025, 22:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj: Dado në konflikt interesi, më kërkoi kate shtesë,
Erion Veliaj

Në një intervistë për Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se prokurori Ols Dado është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj.

Kryebashkiaku thotë se vetë Dado e ka pranuar në seancë se ka pasur komunikime me kryebashkiakun për këtë çështje, ndërsa arrestimin e quan një hakmarrje personale të prokurorit, për të cilin thotë se i kërkoi kate shtesë, por Veliaj nuk ia dha.

Pyetje: A është në konflikt interesi me ju prokurori Ols Dado? Përgjatë një viti hetimi, pse nuk reaguat? A ka pasur më herët komunikime ndërpersonale me ju prokurori?

Erion Veliaj: Olsi Dado është në konflikt interesi 24h në 24! Ka kërkuar si Gobsek i pangopur metra shtesë, që nuk i takojnë, dhe nuk i ka marrë. Unë më mirë bëj burg të padrejtë, se të shkel ligjin, që Olsi të marrë kate shtesë, që nuk i takojnë, te Rruga e Kavajës.

S’kam reaguar për 1 vit hetim? Po unë jam shpallur në hetim ditën që jam ndaluar. Ols hileqari as nuk e regjistroi emrin, as veprën! Si të reagoja në parathënie? Më akuzon Nesti Angoni që s’ekziston, më shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes dhe më thonë “nuk pendohet” në faqen e fundit. Kujt politikani tjetër i është bërë 20 vjet veting? Mbi ç’bazë? Nga 24 deri në 44 vjeç!

Po! Ka pasur komunikime. E pranoi edhe vetë në seancë! Siç pranoi edhe “se ta tregoj unë ty, e di ku vete”.

Ku është parë kjo që një noter nga babi me 5-a, gdhihet prokuror nga krevati dhe i thotë kryetarit të Bashkisë “ta tregoj unë ty”, që s’me dhe metrat e babëzisë së madhe?


Video