U dorëhoq nga detyra si gjyqtar i Apelit/ Gjin Gjoni garon për “Rithemelimin”, ja posti

20 Mars 2024, 13:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha/ Gjin Gjoni

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranes, Gjin Gjoni është bërë pjesë e politikës.

Mësohet se ish-magjistrati Gjin Gjoni do të kandidojë për Kreun e PD-së së Rithemelimit në degën e Lezhës.

Rikthemelimi, në kuadër të riorganizimit, njoftoi nisjen e garës për të zgjedhur 19 kryetarët e rinj të degëve të kësaj force politike.

Gjin Gjoni, i cili do të jetë një nga kandidatët, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si gjykatës i Apelit të Tiranës në 21 korrik 2020.

Video