“Të gjitha qyqet nisën të shajnë SHBA për ftesën e Trump”, Balla ultimatum demokratëve për komisionet: Zero kohë për të humbur me ju

19 January 2026, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të gjitha qyqet nisën të shajnë SHBA për
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, paralajmëroi demokratët se nëse ata nuk marrin pjesë në mënyrë aktive te mbledhjet e komisioneve të posaçme, atëherë mazhoranca do vijojë e vetme.

Ai foli edhe për ftesën e Presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i takon “Bordit të Paqes” për Gazën.

“Do të vlerësoja maksimalisht që edhe Partia Demokratike, apo ajo që ka mbetur nga ajo, ta vlerësojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Fatkeqësisht edhe në këto momente të veçanta për Shqipërinë tonë të përbashkët, edhe ndaj këtij lajmi të mirë, për emrin e shqiptarëve kudo nëpër botë, u ngrit përsëri armata e qyqarëve, të cilët që nga e shtuna në darkë filluan të bërtasin, të gërthasin.

Në fillim thanë s’ka ftesë, na jepni ftesën, pastaj kur doli, thanë janë të gjitha vendet anëtare të OKB-së. Pastaj më e bukura ishte se na thanë se ftesa është e njëjtë për të gjithë.

Me porosi të bufit, të gjitha qyqet filluan të dalin nëpër televizione, aq sa edhe trumpisti doli duke sharë Shtetet e Bashkuara. E vërteta është e thjeshtë, nuk është se thjesht jemi vend anëtar i NATO-s, por se Edi Rama është aleat i besueshëm i SHBA-ve.

Doni të bëjmë reformën ejani. Kohë për të humbur me ju, kemi zero! Që ta dini mirë, nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në komision, ta dini se në 2014-ën e kemi bërë edhe pa ju reformën administrativo-territoriale. Edhe në 2020-ën atë zgjedhore!”, deklaroi Balla.

 

 


Video