
Në protestën e 65-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktori Mehdi Malkaj tha se nëse Rama nuk del nga zyra e tij, shqiptarët duhet ta nxjerrin vetë.
“Nuk kemi kohë më për fjalë, tani do bëjmë atë që duhet bërë. Nëse ai nuk del, duhet ta nxjerrim. Një palo burrë. Shko more”, tha ai.
"Këtu është një det me njerëz që nuk janë as djathtas e as majtas, por janë njerëz të shkëlqyer që duan atdheun dhe duan që t’i shkulin dhëmbët këtij plehrës që është këtu (Edi Rama), që e shet atdheun pjesë-pjesë", tha aktori i njohur.
Gjatë fjalës së tij, aktori solli edhe një mënyrë se si duhet larguar kryeministri nga detyra, me këngë e me valle.
“Sikur ne ta marrim me këngë dhe me valle, se ca kohë i binte edhe defit ky, i pëlqen edhe muzika.
Ta marrim hopa me këngë e me valle dhe ta hedhim në Lanë. Ta qëllojmë me domate, bam e bum”, tha ai.