Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.
“Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën. Gjithashtu, kjo vizitë pasqyron vëmendjen që Mbretëria e Bashkuar i kushton zhvillimeve teknologjike në Shqipëri”, njofton Ministria e Brendshme.
Starmer do të mbërrijë në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në datat 16 dhe 17 në Tiranë.